Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale.
Një 40 vjeçar u vu nën pranga pasi akuzohet se ushtroi dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, ndërsa kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje”, njofton policia.
Ndërsa, 37-vjeçari, shtetasi L. Y., u vu nën pranga pasi në Varibob, Fier, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honday”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe pasagjeri që ishte në motomjet, shtetasi Q. L., 25 vjeç, banues në Varibob, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel