Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren! 55-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në spital

23/07/2021 11:38
Foto ilustruese

Një 32-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një këmbësore në bulevardin ‘Zhan Dark”.

Policia njofton se këmbësorja, një 55-vjeçare ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“D. H., 32 vjeç, pasi në bulevardin ‘Zhan Dark”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësoren, shtetasen V. Sh., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA