Yakutsk në Siberi njihet si qyteti më i ftohtë i globit. Në një vend si ky, ku në dimër nëse nxjerr jashtë sikur edhe vetëm hundën gjatë muajve të dimrit, përballesh me dhimbje të menjëhershme, njerëzit janë mësuar të përgatiten për temperatura të acarta.
Por sot, thotë CNN, asi errësuar nga tymi i zjarreve masive pyjore që po shkrumbojnë hektarë të tërë toke në zonë. Aq të mëdhenj janë këto zjarre, dhe erërat aq të forta, sa e shtyrë tymin e tyre deri në Alaskë.
Oregoni i SHBA-së përballet sakaq me një situatë të ngjashme, me flakë monstruoze që kanë lëshuar një tym të dendur, duke e përhapur 3000 milje, nga njëri skaj i kontinentit në tjetrin. New York-u u zgjua nën një qiell të kuq, erën shpuese të tymit dhe një mjegull në ngjyrë kafe.
Zjarrfikësit si aty, ashtu edhe në British Columbia në Kanada, janë përfshirë në një betejë thuajse të pamundur me ferrin e flakëve, duke përdorur bomba uji e duke hapur kanale tokën për t’i penguar zjarreve përhapjen. Thomas Smith, asistent profesor në London School of Economics, thotë se sezoni i zjarreve po bëhet më i gjatë, ato vetë janë duke u zgjeruar gjithmonë dhe po digjen me një intensitet që nuk është parë ndonjëherë deri më tani.
Top Channel