Shkuan pranë shpellës së Haxhi Aliut, pëson defekt skafi/ 7 turistë në rrezik nga deti me dallgë

22/07/2021 13:51

Një mjet tip skafi me dy motora, me 7 turistë dhe kapitenin në bord ka rrezikuar të mbytet para pak çastesh në ujërat përballë shpellës së Haxhi Aliut.

Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë Kufitare, të cilat kanë shkuar menjëherë dhe kanë arritur të shpëtojnë skafin së bashku me pushuesit. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se si po e tërheqin skafin  për në zonën e Triportit.

Ndër të tjera mësohet se shkak për rrezikun e mbytjes ka qenë deti me dallgë në orët e drekës ndërsa skafi pësoi defekt në motor. Aktualisht, policia janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar nga Policia në Triport.

“Turistët kishin dalë për lundrim në Karaburun me një mjet tip skaf, por skafi ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Triport, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, Karaburun, kanë gjetur mjetin lundrues tip skaf, së bashku me 7 turistët dhe kapitenin, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues”, njofton policia.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA