Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e kësaj të enjte, ka përcaktuar vlerën e një vote të vlefshme në zgjedhjet që sapo lamë pas.
Sipas tyre, vlera e një vote të vlefshme është 85 lekë të reja. Gjithashtu KQZ, nëpërmjet kreut të saj Ilirjan Cilibashi tregoi se nga fondi prej 130 mln lekësh, PS përfiton 48.6% të vlerës së buxhetit, PD merr 39.4%, LSI 6.8% dhe PSD 2.2%, ndërsa për partitë e tjera të përfshira në zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të ketë kompensim financiar, pasi në vlerësimin e KQZ ato nuk kanë kaluar pragun e 1% të votave.
Po ashtu, Celibashi tregoi dhe bilancin e partive politike të vendit, që kanë dorëzuar raportet financiare vjetore.
Nga kalkulimet e bëra nga KQZ, rezulton se 106 parti, nga 131 gjithsej nuk e kanë dorëzuar këtë raport, ndërsa 4 të tjera e kanë dorëzuar jashtë afatit të vendosur.
Për këtë arsye, për këto 4 parti, u vendos gjobë 150 mijë lekë të vjetra, ndërsa për partitë që nuk e kanë dorëzuar këtë raport, u vendos masa 1 milionë lekë të vjetra gjobë.
“Vlera në para e një vote të vlefshme është 85 lekë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 3 ditësh në KAS. Pika e dytë ka të bëjë me kompensimin financiar pas zgjedhor. Partitë Politike që kanë qenë të regjistruara si subjekte zgjedhore kanë përfituar fonde paradhënie, për zgjedhjet e 25 prillit, janë 10 parti politike. Që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet duhet të kalojë këtë 1 %.
Partitë që nuk kanë përfituar fonde janë tre, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja Legalitetit dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Këto tre parti duhet të kalonin 1%-in, asnjë nuk e kaluar të merrte mbi 15 mijë vota. Për këtë arsye nuk kompesohen. Bazuar në nenin 19 në shkronjën K dhe M, vendos të mos shpërndajë kompensimin financiar pas zgjedhorë për asnjë parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hy në fuqi menjëherë, e kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë në KAS.
Janë 106 parti të cilat nuk kanë dorëzuar raportet financiare brenda afatit, edhe në momentet që flasim nuk e kanë dorëzuar. 4 prej këtyre e kanë dorëzuar, por pas afatit. Ne vendosim gjobë në masën 1 mln lekë për partitë politike që nuk kanë dorëzuar raportin financiar. Gjobë në masën 15 mijë lekë për partitë politike që e kanë dorëzuar raportin pas afatit të caktuar”, tha Celibashi.
Po ashtu KQZ ka vendosur të mos shpërndajë kompensimin financiar pas zgjedhor për të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit, ku përfshihen edhe partitë aleatët e opozitës, që hynë në koalicion me PD.
Për të gjitha këto vendime, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha se mund të ankimohet brenda 3 ditëve.
Top Channel