Norvegjia shënon 10-vjetorin e sulmeve që lanë dhjetëra të vrarë

22/07/2021 13:24

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, bëri thirrje të enjten që vendi të ngrihet kundër urrejtjes që vrau 77 vetë më 22 korrik të vitit 2011.

Norvegjia shënon sot 10-vjetorin e sulmeve të kryera nga ekstremisti i djathtë, Anders Behring Breivik.

“Ne nuk duhet të lejojmë që urrejtja të rritet pa u sfiduar”, tha Solberg.

“Dhemb kur mendojmë për atë ditë të errët të korrikut, dhjetë vjet më parë. Sot, vajtojmë së bashku. Sot, kujtojmë 77 personat që nuk u kthyen kurrë në shtëpi”.

“Terrori i 22 korrikut ishte sulm ndaj demokracisë sonë”, tha Solberg në një ceremoni përkujtimore.

Breivik, dhjetë vjet më parë, shpërtheu një makinë bombë jashtë zyrës së kryeministrit në Oslo, duke vrarë tetë persona, përpara se të shkonte në ishullin Utoja dhe të qëllonte për vdekje 69 vetë të tjerë.

Breivik, 42 vjeç, po vuan një dënim prej 21 vjetësh burgim, i cili mund të zgjatet për kohë të pacaktuar, nëse vlerësohet se ai është kërcënim i vazhdueshëm për shoqërinë./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA