Gjendet i vdekur biznesmeni në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë
22/07/2021 15:43
Një 47-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në biznesin e tij në Fier.
Dyshimet e para janë se ai është vetëvrarë me armë zjarri, ndërsa grupi hetimor vijon zbardhjen e ngjarjes.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Top Channel