E goditi me grusht dhe e hodhi nga shkëmbi/ Del raporti mjeko-ligjor i 26-vjeçares: Kishte të nxira në sy dhe plagë në kokë

22/07/2021 14:11

Detaje të reja kanë dalë në dritë për krimin që tronditi Greqinë pasi partneri akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij 26 vjeçe në Folegandros.

Mbi të riun rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të Garyfallia Psarakou, të cilën e hodhi nga shkëmbi pas një zënke të momentit.  Sipas raportit mjeko ligjor, në trupin e pajetë i 26-vjeçares kishte të nxira nga një grusht në syrin e djathtë, kishte gërvishtje në anën e djathtë të pjesës së kurrizit si dhe një plagë 4-5 cm në anën e djathtë të kokës.

Ndërsa vrasësi tha se para se ta hidhte në det, e goditi aq fort sa ajo humbi ndjenjat. Ai më pas e tërhoqi zvarrë te shkëmbinjtë, derisa e hodhi në det, ku vdekja e saj erdhi nga mbytja.

Por të gjitha goditjet dhe zvarritjet në shkëmbinj ishin bërë, ndërsa Garyfallia ishte gjallë, sipas ekzaminimit mjeko-ligjor. Në laringun dhe mushkërinë e saj u gjet shumë ujë deti, ndërsa në gjirin e djathtë kishte të nxira.

Mësohet se autori, pasi e ka hedhur, ka hyrë më pas në ujë por kur ka parë që e reja nuk lëvizte, është kthyer mbrapsht. Disa media raportuan se në fakt, vajza në ato momente kishte qenë pa ndjenja por gjallë, e nëse ai do ta nxirrte nga deti, ajo do të kishte shpëtuar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA