Billa, 6 ditë pastrim stoku/ Distributori më i madh në vend, çdo artikull në ofertë

22/07/2021 15:26

Në këtë sezon vere, kompania Billa, lider në tregun shqiptar për pllaka, parkete, hidrosanitare e mobilje sjell traditën e ndryshimit sezonal të stokut.

Billa është kompania e vetme që historikisht aplikon dy herë në vit këtë praktikë botërore në Shqipëri për këtë degë të industrisë.

Pjesa më e madhe e mallit ekzistues do nxirret në ofertë për t’i lënë vendin modeleve e koleksioneve të reja. Do futen 240 modele të reja ndërkohë që pastrohen 190,000 m2 pllaka dhe laminate e 65,000 pajisje hidrosanitare.

Oferta që do të zgjasë vetëm për 6 ditë nga data 23-28 korrik i mundëson çdo konsumatori, pavarësisht buxhetit që të përfitojë nga produktet e cilësisë së lartë të brandeve më të famshme botërore.

E krijuar në vitin 2007 dhe e prirur nga moto “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë”, sot Billa renditet si distributor kryesor i rajonit me degë dhe në vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian duke përfaqësuar një nga shembujt më pozitivë të ekonomisë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA