Massimo Adriatici, këshilltar për sigurinë publike në qytetin Lombard të Voger, avokat i njohur dhe ish-polic , qëlloi mbrëmë një 39-vjeçar maroken pas një mosmarrëveshjeje në një lokal.
Policia njoftoi sot se ai është vendosur në arrest shtëpiak. Migranti i dëmtuar u transferua në spital, ku shëndeti i tij u përkeqësua gjatë natës gjersa vdiq këtë mëngjes.
Sipas medias italiane, viktima është Youns El Boussetaoui dhe sipas të dhënave ai kishte precedentë të mëparshëm penalë, për kërcënim, rezistencë ndaj një zyrtari publik, tregtim të drogës, udhëtim nën ndikimin e lëndëve të paligjshme dhe pa patentë, falsifikim dhe mbajtje e armëve pa leje.
Adriatici, i cili ka licencë për armë, pretendon se marokeni, i cili është i njohur për policinë, sulmoi mysafirët në një gjendje të dehur, përfshirë edhe atë.
Sipas një rindërtimi fillestar, një natë më parë rreth orës 22.30 Adriatici thirri stacionin e policisë për të dërguar një patrullë në Piazza Meardi sepse një burrë me origjinë nga Afrika e Veriut po bezdiste klientët e një lokali.
Një dëshmitar pretendoi se marokeni kishte hedhur një shishe kundër Adriaticit. Kreu i “Lega”-s, Matteo Salvini tha se Adriatici veproi për t’u vetëmbrojtur.
Top Channel