24/11 17:26
Mbi 4,300 njerëz kanë ndërruar jetë nga sëmundja vdekjeprurëse e “kërpudhave të zeza” në Indi, në një epidemi në rritje që prek kryesisht personat me COVID-19.
Sipas BBC, India ka raportuar më shumë se 45 mijë raste të këtj infeksioni të rrallë dhe të rrezikshëm, të quajtur mukormikozë, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya.
Sëmundja ndikon në hundë, sy dhe ndonjëherë në tru dhe zakonisht godet 12-18 ditë pas shërimit nga COVID-19.
Gati gjysma e të infektuarve janë ende duke marrë trajtime.
Mjekët thonë se sëmundja ka një lidhje me steroidet e përdorura për të trajtuar koronavirusin dhe diabetikët janë më të rrezikuarit.
Top Channel