Retë e “thërrmuara në qiell”, teoritë e komplotit: Një armë e fshehtë kontrollon klimën

21/07/2021 17:35

Kanadaja u përball përpara pak kohësh me një të nxehtë rekord, që nuk ishte shënuar ndonjëherë në këtë vend.

Temperatura përvëluese përfshinë dhe disa pjesë të Amerikës. Në Europë, i nxehti i mundimshëm ia la vendin përmbytjeve shkatërruese që shkaktuan dëme të pallogaritshme e qindra jetë të humbura njerëzish. Pas kontinentit të vjetër, furia e motit u spostua në Kinë, ku pamje gati surreale të një qyteti të zhytur në ujë bënë xhiron e botës.

Ç’po ndodh me globin? Shumë shkencëtarë janë të bindur se këto që po përjetojnë mjaft njerëz sot janë pasoja të ngrohjes globale, të cilat në të ardhmen, mund të përkeqësohen edhe më shumë. Por nuk mungojnë as teoritë e komplotit, që nxjerrin krye herë pas here, e në situata si këto të fundit, marrin hov sërish. Projekti amerikan HAARP është rrethuar prej kohësh nga pretendime se u krijua për të kontrolluar motin. Ish lideri venezuelian Hugo Chavez pretendonte se HAARP ose diçka e ngjashme me të shkaktoi tërmetin e tmerrshëm të Haiti në 2010-tën.

Pavarësisht se janë dhënë argumente të shumta shkencore që tregojnë se ky program kërkimor mbi proceset jonosferike nuk ka asnjë efekt të tillë, nuk mungojnë skeptikët që ende besojnë se projekti me aftësi elektromagnetike, është në fakt një armë sekrete, ndërsa eksperimente me mbjelljen e reve janë bërë haptaz sakaq si nga Kina ashtu dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat po përpiqen së fundit të krijojnë shiun për të ‘luftuar’ temperaturat 50 gradë Celsius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA