Provinca qendore kineze e Hunanit po përballet me përmbytje shkatërrimtare.
Të tmerruar, pasagjerët që udhëtonin në metro kanë mbetur të bllokuar brenda trenave të mbushur me ujë që i mbërrinte atyre deri në fyt. Të paktën 12 persona vdiqën atje, pa asnjë rrugë shpëtimit. Brenda vetëm një ore të martën Në kryeqendrën Zhengzhou ranë më shumë se 20 cm shi e i gjithë sistemi i metrosë u përmbyt. Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje dramatike si kjo e një burri që rrëmbehet nga ujrat, i pafuqishëm për t`i bërë ballë furisë së tyre.
Reshjet rekord kanë bërë që ujrat në Zhenzhou të mbërrijnë nivele të paprekura më parë. Ushtria kineze paralajmëroi gjithashtu se një digë në qendër të vendit rrezikon shembjen nga “momenti në moment”. Diga Yihetan ndodhet në Luoyang, një qytet prej gati 7 milionë banorësh , edhe ai në provincën Henan.
Forca ushtarake janë dërguar në zonë për të ndihmuar autoritete lokale në përballimin e situatës. Presidenti Xi Jingping i përshkroi si jashtëzakonisht të rënda përmbytjet vdekjeprurëse duke i kërkuar autoriteteve të të gjithë niveleve t`i japim prioritet absolute shpëtimit të jetëve e foli për një fazë kritike për vendin.
Top Channel