Hapësira të bën zemërgjerë, Bezos i fal nga 100 milionë dollarë analistit të CNN dhe kuzhinierit spanjoll

21/07/2021 09:19

Mjaftuan 11 minuta në hapësirë që Jeff Bezos të përfshihej nga një dallgë altruizmi, prej të cilës përfituan analisti i CNN, Van Jones dhe shefi i kuzhinës, Jose Andres.

Secilit prej tyre, njeriu më i pasur i botës ka vendosur t`u falë nga 100 milionë dollarë. “Mund të bëjnë c`të duan me ato para, ti japin për bamirësi, t`i mbajnë vetë, çtë duan”, deklaroi themeluesi i Amazon që theksoi se çmimi synon të nderojë ata persona të cilët kanë treguar guxim në punën e tyre, e janë përpjekur të jenë të ofrojnë bashkim në një botë të përçarë si kjo e sotmja. “Na duhen njerëz që bashkojnë, e jo që ndajnë.

Njerëzit që argumentojnë fort e luftojnë fort për atë që besojnë, por që e bëjnë këtë gjë përherë në mënyrën më të civilizuar e pa sulme të ulëta. Fatkeqësisht, jetojmë në një botë ku ndodh shpeshherë kështu, por ne i kemi disa modele për t`u ndjekur”, deklaroi Bezos. Jones nga ana e tij tha se ëndrrat vërtet që ndonjëherë mund të bëhen realitet.

“Titujt në mbarë boten sot duhet të jenë: çdo gjë është e mundur nëse besoni”, tha figura e spikatur e CNN. Andres, që ngriti qendrën jo fitimprurëse World Central Kitchen për të ushqyer personat e prekur nga katastrofat natyrore, pohoi se çmimi në vetvete nuk e ushqen botën, por ai shënon padyshim fillimin e një kapitulli të ri për organizatën e drejtuar prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA