iute Group po hyn në Ukrainë për të ndërtuar një bankë plotësisht dixhitale Pas goditjes që mori nga pandemia, duket se industria fason po rimëkëmbet edhe pse me ritme më të ngadalta.
Përfaqësues të sektorit shpjegojnë se lehtësimi i kufizimeve në shtetet partnere drejt të cilave eksportojnë ka bërë që një pjesë e kompanive t’i rikthehen sërish prodhimit të veshjeve e këpucëve.
Pandemia shtojnë ata ka rritur mundësitë duke diversifikuar hartën e shteteve eksportuese.
“Ndërmarrjet që vendosën të diversifikojnë teknologjinë për të vazhduar me veshjet Covid po vazhdojnë me prodhimin e tyre dhe pjesa tjetër i është kthyer modës apo rrobave dhe këpucëve të punës. Janë prodhuar shumë koleksione të reja për t’u përgatitur për t’u përgatitur për vitin e ardhshëm. E gjitha do varet nga sfilatat. Kam parasysh Britaninë e Madhe, vendet nordike, vendet e ulëta. Por, ne duhet të jemi të gatshëm që këtë interesim ta përkthejmë në marrëveshje të reja”, thotë Florian Zekja, përfaqësues i industrisë fason.
Por, pasiguritë për të ardhmen janë të mëdha dhe ecuria e sektorit shtojnë ata do të varet shumë nga këto faktorë.
“Duhet të shohim se si do të jetë situate në Europën Perëndimore dhe në botë. Ato që ndikojnë janë 3 faktorë, vijimësia e situatës me pandeminë. E dyta do shohim se si vendet e Europës ku ne eksportojnë do sillen me bizneset e tyre, nëse do t’i ndihmojnë. E treta lidhet me garancinë që ka premtuar qeveria për manifakturën, nëse paketa aplikohet vitin e ardhshëm atëherë është shumë vonë”.
Eksportet e tekstileve dhe këpucëve kanë ndjekur një ecuri pozitive gjatë 6-mujorit të këtij vitit, pasi sipas INSTAT arritën në 56.2 miliardë lekë, rreth 65.3 milionë euro më shumë se një vit më parë, por ende nuk po arrijnë dot nivelet e parakrizës.
Top Channel