Ekspertët: Këto të fundit ishin “lule”, të tjera përmbytje apokaliptike në Europë

21/07/2021 18:55
Kamioni i zjarrfikësave kalon në rrugën e përmbytur në Erftstadt, Gjermani

Përmbytje katastrofike si këto që goditën Europën Perëndimore së fundi, mund të kthehen në një fenomen të përsëritur në kontinentin e vjetër paralajmërojnë shkencëtarët.

E gjithë kjo, sipas tyre, është pasojë e pashmangshme e ngrohjes globale. Modelet kompjuterike të një rezolucioni të lartë tregojnë se stuhitë e fuqishme e që lëvizin ngadalë në tokë mund të bëhen 14 herë më të zakonta deri në fund të shekullit, sipas skenarit më të keq.

Sa më e ngadaltë stuhia, aq më shumë shi lëshon ajo në një zonë të caktuar e aq më i madh rreziku i përmbytjeve masive. Kërkuesit e kishin parë prej kohësh se temperaturat e rritura si pasojë e krizës klimatike shtojnë lagështinë në atmosferë e kjo përkthehet në reshje ekstreme. Analiza e fundit megjithatë është nga ana tjetër dhe e para që shqyrton rolin e stuhive të ngadalta dhe ndikimin e tyre mbi reshjet ekstreme në Europë.

Sipas saj, përmbytjet shkatërrimtare të këtyre ditëve në Gjermani e Holandë nuk do të jenë asgjë krahasuar me atë çfarë mund të sjellë e ardhmja. “Simulimet na tregojnë se më e keqja, mund të ndodhë vërtet”, tha drejtuesi i studimit, Abdullah Kahraman nga Universiteti i Newcastle në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA