Moska prezantoi prototipin e avionit të saj më të ri e më të avancuar luftarak, i cili mund të lëvizë me shpejtësi supersonike dhe duket se është në rrugën e rivalizimit të F-35 Lightning II amerikan.
Vetë Vladimir Putin e inspektoi nga afër plot krenari avionin e pagëzuar Checkmate, prodhim i gjigantit rus Sukhoi sipas programit LTS apo Light Tactical Aircraft. Fluturimin e tij të inaugurimit, Checkmake pritet ta ketë në 2023-shin ndërsa shpërndarja mund të nisë në 2026.
Dizajni i ri mund të konvertohet në versionin pa pilot dhe në një model dy vendesh. Avioni i ri është më i vogël sesa bombarduesi më i fundit që kishte ndërtuar Sukhoi, Su-57 dhe ka një motor. Ai mund të fluturojë me një shpejtësi deri në 2 herë më të lartë se shpejtësia e zërit dhe ka një rreze prej 1,864 miljesh. Checkmate, që në anglisht do të thotë shah mat, i përket të ashtuquajturës gjenerata e pestë e avionëve luftarakë, një përcaktim ky që përfshin karakteristikat e bombarduesit si dhe aftësinë e lëvizjes me shpejtësi supersonike, përveç tipareve të tjera.
Pikërisht në këto ditë, në një kohë kur është ende i freskët në kujtesë incidenti me luftanijet britanike dhe rusët në Detin e Zi, komandant e marinës mbretërore, kanë zhvilluar një stërvitje masive me përfshirjen e dronëve ajrore dhe nënujorë në Dorset. Për të parën herë për mbrojtjen britanike, një grup prej 6 dronësh mesatarë ka operuar në grup, i kontrolluar nga një stacion i vetëm në tokë.
Detyra e tyre ishte furnizimi taktik i komandove me gjithçka, duke nisur nga municionet për trupat sulmuese e deri tek rezervat e gjakut për mjekët ushtarakë.
Top Channel