Pasi janë kryer në të gjithë Shqipërinë deri më tani mbi 1 milionë vaksinime, prej tyre rreth 455 mijë shqiptarë kanë marr të dyja dozat e vaksinave ndërsa ditën e djeshme nisi vaksinimi i hapur për të gjithë personat e moshës +18 vjec.
Proces i cili do të zgjas deri në datë 25 korrik e mjafton që këta të rinj të kenë dëshirën për tu vaksinuar e mjafton të paraqiten në pikën më të afërt të vaksinimit me mjetin e identifikimit.
“Ka pasur interesim sot. Vetëm paradite kemi bërë 150 regjistrime ne këtu. I ftojmë të vaksinohen se vjeshta po vjen dhe nuk i dihet si shkon situate”.
Të rinjtë kanë mundësi përzgjedhje, në bazë të sasisë dhe llojit të vaksinave që disponojnë qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit.
Por kryesisht vihet re një ndarje e grupmoshave në preferencën për vaksinës.
“Individët me patologji zgjedhin kinezen ndërsa të rinjtë më shumë Astrazenec-ën për arsye udhëtimi”.
Por teksa ka të rinj që tregohen indiferent dhe nuk duan të vaksinohen e që në botë kjo po konsiderohet si një ‘pandemi e dytë e të pa vaksinuarve’, të tjerë e vlerësojnë si një mundësi të mirë mbrojtjeje edhe ndaj mutacioneve të reja të virusit që po qarkullojnë së fundmi.
“Doja të vaksinohesha, zgjodha Astrazeneca se do iki me pushime jashtë Shqipërie por edhe për të parandaluar variantin e ri delta”.
Top Channel