Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë ditën e sotme për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit austriak BOKU.

Me universitetin austriak  synohet lidhja e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të vizionit “Shqipëria 2030”, që synon hapjen e universiteteve të vendit ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njohjen e diplomave.

Rama falënderoi shtetin austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite ndaj Shqipërisë pavarësisht se kush ka qeverisur.

 “Arsyeja se pse erdha unë këtu dhe po i jap një rëndësi të veçantë programit të rii të qeverisë që do të jetë një prej përparësive të mandatit tjetër që nis në shtator. Dhe kjo ka të bëjë me përpjekje për të krijuar sinergji mes universiteteve europiane dhe atyre shqiptare. Erdha vetë për t’u siguruar që përmes pranisë time do të kuptoni se sa e rëndësishme është kjo. Do të thoja që ëndrra jonë është të kemi universitetin tuaj në shërbim të universitetit të Shqipërisë. Ju e dini se sa rëndësi i kushton Austria Ballkanit prej shekujsh edhe gjatë tranzicionit të ndërtimit të një shteti demokratik. Qeveria austrike  pavarësisht nga ngjyra e koalicionit që udhëheq vendin nuk është lëkundur në vullnetin e saj për të mbështetur Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA