Bizneset në qytetin e Vlorës i janë rikthyer normalitetit, pas një proteste 24 orëshe ku kërkonin lehtësimin e kufizimeve për të punuar edhe në mbrëmje.

Të dielën bizneset u përplasen me policinë e cila kërkoi ndalimin e muzikës pas orës 22. Të gjitha bizneset kishin vendosur në atë moment himnin kombëtar. Por nisja e protestës u shoqërua me incidente. Disa nga administratorët e lokaleve u shoqëruan në polici.

Pas grevës 24 orëshe që detyroi autoritetet të zgjasnin me një orë kohën e muzikës, baret dhe restorantet në Vlorë janë rihapur. Por bizneset nuk janë tërhequr nga kërkesat er tyre. Ata sot i formuluan sërish.

Ervin Sota: Kërkesat janë ato që lidhen me shtyrjen e orarit te muzikës pa ndotje akustike deri ne orën 24. Shtyrjen e aktivitetit deri pas ores 02.00 dhe mos prezenca e policisë ne lokale.

Bizneset në Vlorë tashmë që ia kanë bërë të qartë qeverisë kërkesat theksojnë se do të presin disa ditë. Nëse këto kërkesa nuk do të zgjidhen do të vendosin për hapat e mëtejshëm dhe organizimin e protestave të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA