Në ditën kur përgatitej për Festën e Kurban Bajramit, kryeqyteti i Irakut, Bagdad u trondit nga një sulm me bombë në një lagje qendrore të kryeqytetit irakian.
35 persona humbën jetën nga shpërthimi në Sadër City, ndërsa të plagosurit janë mbi 60. Shumica e viktimave kanë qenë duke bërë pazare për festën, kur ndodhi sulmi, përgjegjësinë e të cilit e mori përsipër Shteti Islamik. efekte
Bilanci i viktimave duket se është i destinuar të rritet akoma edhe më shumë pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. “Me një krim të tmerrshëm që shënjestroi civilët në Sadër Siti, në prag të Bajramit… ne nuk do të pushojmë derisa terrorizmi të çrrënjoset”, shkroi në Twitter presidenti i Irakut, Barham Salih. Qeveria e Irakut shpalli fitoren ndaj ISIS-it në 2017-tën, por qeliza të fjetura të organizatës së dhunshme vazhdojnë të kryejë herë pas herë sulme në vend.
Një pjesë e mirë e viktimave në episodin e fundit të dhunës ishin gra e fëmijë. Nuk ishte më e qetë situata as në Afganistan, ku lutjet e këtij mëngjesi u trazuan nga zhurma e disa raketave që ranë shumë pranë pallatit presidencial në Kabul, edhe pse kreu i shtetit zgjodhi të mos e jepte veten, por vazhdoi faljen e namazit. Në vende të tjera si Egjipit, gjatë lutjeve të mbajtura në xhami u respektuan rregullat e distancimit social, dhe maska, ndërsa palestinezët u falën në ambjente të hapura, dhe Covid-i dukej sikur në ato momente, ishte gjëja e fundit që u shkonte nëpër mend.
Top Channel