198 raste aktive me COVID në vend/ Rriten të infektuarit, 43 në 24 orë! Prej ditësh asnjë humbje jete

20/07/2021 16:55

Numri i rasteve aktive me COVID në vend ka prekur shifrën e 198 personave, pasi u regjistruan 43 të infektuar në 24 orë.

Kjo është shifra më e lartë në dy muajt e fundit në vend.

Nga 3,526 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 43 qytetarë, 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë, ndërsa prej ditësh nuk ka asnjë humbje jete nga covid.

5 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç”, shkruan ministria.

2,456 persona kanë ndërruar jetë nga covid që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa vijon vaksinimi i hapur për të gjithë qytetarët plus 18 vjeç, deri më tani janë kryer 1.078.114 vaksinime në të gjithë vendin.

Statistika 20 korrik 2021

Raste të reja ditore      43

Të shëruar në 24 orë     5

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3526

Testime totale             862,958

Raste pozitive             132,740

Raste të shëruara       130,086

Raste Aktive                        198

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              89

Elbasan            21

Vlorë                17

Durrës              16

Fier                   15

Shkodër           13

Lezhë               13

Kukës                9

Korçë                4

Gjirokastër        1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA