Vlorë, mbyllen baret e restorantet/ Protesta e bizneseve: Kundër sjelljes agresive të policisë dhe kufizimeve
19/07/2021 15:08
Dhjetëra bare dhe restorante nuk u hapën për turistët sot në Vlorë me moton “muzika nuk shpërndan covid”.
Ata protestojnë kundër kufizimeve dhe sjelljes agresive të policisë. Një natë më parë disa nga administratorët e lokaleve u shoqëruan nga policia.
Ata u takuan sot edhe me kryebashkiakun Leli i cili kërkoi zbatimin e masave anti covid.
Top Channel