Vijon protesta e biznesmenëve në Vlorë, sipërmarrësi: Fasha orare të jetë të paktën në orën 2

19/07/2021 22:06

Protesta paqësore e sipërmarrësve të Vlorës, të cilët zgjodhën të vendosnin shiritin e ndalimit dhe qirinj para dyerve të bizneseve vijon edhe mbrëmjen e sotme.

Njëri prej sipërmarrësve u shpreh në emër të të gjithëve që fasha orare duhet të zgjatet dhe të jetë të paktën deri në orën 2:00 pas mesnate.

“Jemi mbledhur me një zë unanim për të treguar se ne këtë çështje e kemi realisht një problematikë serioze, është një indinjatë e sinqertë që na prek të gjithëve, nuk ka asnjë lidhjen politike. Një nga problematikat është të hiqet gardhi policor dhe më e rëndësishmja është fasha e orarit, të paktën të kalojë deri në 2. Nga ora 24 deri në 2 klientët janë më në pakicë, ambienti është më i sigurt. Ne kërkojmë një sfond muzikor që të ushtrojmë biznesin në mënyrë sa më të denjë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA