Autoritetet pakistaneze kanë thënë se një autobus me pasagjerë është përfshirë në një aksident me kamion në qendër të shtetit, duke lënë të vdekur 28 persona dhe duke plagosur të paktën 40 të tjerë.
Autobusi ka qenë duke udhëtuar nga qyteti industrial Sialkot në Dera Ghazi Khan, në provincën Punxhab, ka thënë policia më 19 korrik.
Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve kanë qenë punëtorë, të cilët kanë qenë duke u kthyer nëpër shtëpi, për të festuar me familjet e tyre festën islame të Kurban Bajramit, që këtë vit shënohet me 20 korrik.
Disa prej të plagosurve është thënë se janë në gjendje kritike.
Hetimet për shkakun e aksidentit tashmë kanë nisur.
Aksidentet vdekjeprurëse janë të zakonshme në rrugët e Pakistanit.
Rrugët e këqija, makinat e pamirëmbajtura dhe mosrespektimi i shenjave të trafikut besohet se çojnë në mijëra vdekje çdo vit.
Top Channel