Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

“Me rastin e Kurban Bajramit, kësaj dite të bekuar, u uroj të gjithë besmitarëve myslimanë shëndet dhe lumturi në vatrat familjare.

Dita e Kurban Bajramit është dita e rritjes shpirtërore, faljes dhe bashkimit. Është një ditë meditimi. Reflektimet e çdo besimtari le të bashkohen e të shkrihen në reflektimet e shoqërisë, dhe të klasës politike, dhe t’i shtyjnë të gjithë të punojnë më shumë për një Shqipëri më të mirë.

Shqipëria u është mirënjohëse komunitetit mysliman dhe të gjithë besimtarëve sepse myslimanët shqiptarë janë ndër komunitetet më progresive të 1.5 miliardë besimtarëve myslimanë të planetit.

Myslimanët shqiptarë janë një komunitet fetar, human, tolerant dhe progresiv, të dedikuar për bashkëjetesën, paqen dhe drejtësinë sociale, të angazhuar në luftën ndaj varfërisë, pabarazisë dhe vështirësive të jetës.

Traditat myslimane janë një vlerë e shtuar e kulturës, qytetërimit dhe humanizmit të shqiptarëve.

Besmitarët myslimanë kanë ndarë me të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë sakrificat, përgjegjësitë dhe kontributet për avancimin e Shqipërisë, rritjen e mirëqenies, lartësimin e vlerave të shqiptarëve, për paqen, drejtësinë, barazinë dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve.

Mirënjohje të thellë për mbështetjen që komuniteti dhe besimtarët myslimanë u dhanë besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve për t’i mbijetuar pandemisë.

Sot është dita të gëzojmë të gjithë dhe gëzime paçi ngahera në familjet tuaja”, shkruan në mesazhin e urimit Ruçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA