Po ndërtonte një “beach bar” pa leje në Velipojë, arrestohet biznesmeni

19/07/2021 15:51

Policia e Shkodrës vijon kontrollet për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare në Velipojë.

Gjatë një aksioni të fundit, policia ka arrestuar pronarin e një objekti, pasi është kapur duke ndërtuar një beach bar pa leje.

“Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestua në flagrancë shtetasi:

S. H. 55 vjeç banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim toke”.

Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar në Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, duke ndërtuar pa lejen përkatëse, një beach bar me konstrukt druri.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA