Shiu i një dite më parë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një prej monumenteve më të rëndësishme të Kulturës në Voskopojë.
30% e çatisë të kishës së Shën Thanasit është shembur ndërsa nëse nuk ndërhyhet para dimrit, dëmi rrezikon të bëhet edhe më i madh.
Kisha daton në vitin 1724 dhe ka afreskun të ruajtur më mirë nga të gjitha objektet e tjera të këtij fshati por prej vitit 2010 në çati nuk janë bërë më ndërhyrje duke sjellë amortizimin e saj në masën 90 %. Një ndërhyrje e përkohshme do të bëhet në pjesën veriore të çatisë por nëse restaurimi i plotë nuk bëhet para vjeshtës rreziku për dëme të pariparueshme është shumë i madh.
Ky nuk është i vetmi monument kulture që ka nevojë urgjente për ndërhyrje pasi edhe kisha e Shën Mëhillit ka të njëjtat probleme por mungesa e financimeve bën që projektet të mbeten vetëm në letër.
Top Channel