Mjeku Tritan Kalo feston ditën e sotme 65-vjetorin, ndërsa është rrethuar nga dhurata të ndryshme që nga lulet e deri tek verëra.
Një nga figurat e shquara të luftës kundër pandemisë së armikut të padukshëm shprehet se janë 65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të mantelbardhit.
Sipas Kalos, ai ndihet energjik dhe i motivuar për të kontribuar në çdo sekondë të jetës së tij.
“Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime m… Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre, që u mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever!!!!”, shkruan Kalo.
Top Channel