Kina kërcënoi të përdorë armët bërthamore nga Japonisë nëse ndërhyn në konfliktin me Tajvanin. Republika komuniste deklaroi se do t’i shpallë fqinjit të saj “luftë frontale” po u përshkallëzuan mosmarrëveshjet mbi ishullin, plani i pushtimit të të cilit nga Kina u bë publik në fillim të këtij muaji, bashkë me shpjegimin e detajuar sesi do të jetë mësymja e Pekinit një provokim i hapur ky që ka ngjallur jo pak shqetësim.
Presidenti kinez Xi Jingping është zotuar për një ribashkim të plotë me Tajvanin, pushtimi i të cilit mund të tërheq në konflikt edhe SHBA-në, që e ka me pakt mbrojtjen e tij. Aleatët rajonalë të Washingtonit si Koreja e Jugut, Japonia e Australia mund të përfshihen gjithashtu se bashku me forca të NATO-s.
Videoja e fundit, tregon qartë se zemërimi i Kinës po mbërrin pikën e vlimit. “Në 1964, kur bomba jonë e parë atomike u aktivizua me sukses, ne i premtuam botës se nuk do të përdorin armë nukleare, por kanë kaluar shumë dekada që prej atëherë, dhe situata ndërkombëtare sot ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian, i cili shtoi se Pekini është i vendosur të mos lejojë askënd që të fusë hundët në çështjen e Tajvanit.
Top Channel