Pelegrinët myslimanë të vaksinuar kundër koronavirusit, janë mbledhur të dielën për pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite, e cila ua ka ndaluar besimtarëve të huaj për të dytin vit me radhë që të marrin pjesë në këtë ceremoni, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Të veshur me të bardha dhe duke mbajtur cadra kundër motit të nxehtë, 60,000 shtetas sauditë dhe banorë të këtij vendi, kanë nisur kryerjen e riteve, të cilat i ka detyrim t’i kryejë një herë në jetë secili mysliman që mund ta përballojë financiarisht udhëtimin.
Më 2019, pjesë e Haxhit kanë qenë 2.5 milionë banorë.“I lutem Zotit për t’i dhënë fund koronavirusit, na ka frikësuar shumë dhe e ka bërë situatën shumë të vështirë”, ka thënë pelegrini palestinez, Hassan Jabari për agjencinë e lajmeve Reuters.Arabia Saudite, që vitin e kaluar ka lejuar vetëm disa mijëra persona që ta kryejnë Haxhin, është shtëpi e vendeve më të shenjta të Islamit, Mekës dhe Medinës.
Meqë koronavirusi është shqetësimi kryesor i këtij viti, autoritetet kanë kufizuar qasjen e pelegrinëve vetëm për moshat 18 deri në 65 vjeç, të cilët kanë qenë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, dhe nuk vuajnë nga sëmundjet kronike.
Top Channel