Dielli lëshon flakën e pazakontë, shkencëtarët të shqetësuar! 

19/07/2021 11:21

Dielli duket se po rizgjohet pas një periudhe qetësie përgjatë një cikli 11 vjeçar, e këtë e bëri me lëshimin e flakës më të fuqishme prej vitesh të tëra.

Bëhet fjalë për një flakë X-class, siç kategorizohen nga ekspertët shpërthimet e mëdha të yllit të sistemit tonë diellor. Më e fuqishmja e tyre ka qenë një X28, e regjistruar nëntorin e 2003-shit. Flaka e re ishte mjaft intensive dhe arriti të prodhonte një pulsim rrezesh X që goditën pjesën e sipërme të atmosferës e shkaktuan një blackout të valëve radiofonike mbi oqeanin Atlantik.

Shpërthimi i fundit i regjistruar i këtij lloji daton shtatorin e 2017-tës. Shkencëtarët e konsiderojnë këtë një shenjë, e cila së bashku me lëshimet koronale që dalin nga sipërfaqja e Diellit, dëshmojnë se cikli i tij është bërë padyshim më aktiv. Fusha magnetike e Diellit ndryshon çdo 11 vjet me polin e veriut dhe të jugut që ndërrojnë vendet.

Nuk dihet ende se çfarë i shkakton cikle të tilla, por duket se polet ndryshojnë kur fusha magnetike dobësohet ndjeshëm, në një fenomen që njihet dhe si minimumi diellor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA