“A e dini se si shërohet Covid-19”/ Kërkonte 20 mijë lekë për një flakon, si u zbulua “shpikësi” i anticovid në kulmin e pandemisë

19/07/2021 12:35

Një vit më parë, kur të gjithë ishin të frikësuar nga sëmundja e Covid-19 që kishte izoluar të gjithë botën, Frederik Frrokaj u vu në prangat e policisë sepse pretendonte se kishte shpikur ilaçin për kurimin e virusit.

Gjatë ditës së sotme, prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe dorëzoi dosjen e 56-vjeçarit nën akuzën e mashtrimit dhe shitjes së produkteve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha sqaron se nëpërmjet profilit të tij në Facebook, me emrin Frederik Frrokaj –Mjek Hylystic bën thirrje në rrjetet sociale për përdorim të substancave të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve duke ofruar shitjen e një preparati që kuron sëmundjen Covid-19 me një përzierje mes acidit klorhidrik dhe ujit.

Në dosjen hetimore rezulton se kishte bërë publike një video që zgjat rreth 14 minuta dhe e ka titulluar: “A e dini se si shërohet Covid-19. Video sqaruese për përdorimin e ilaçit (MMS).”

Ndërkohë, prokurorja e çështjes thekson se vetë preparati MMS është i ndaluar për tu përdorur në shumë vende të BE-së si substancë e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Si u zbulua nga policia Frederik Frrokaj

Prokuroria vendosi dy agjentë të policisë së Lezhës, të cilët kërkuan të blinin dy doza substancë, secila në vlerën e 20 mijë lekëve. Shitja është bërë në një lokal pranë zonës së “Inxhinierisë së Ndërtimit”n në Tiranë. Substanca ishte vendosur në dy shishe, njëra prej t cilave mbante mbishkrimin ‘+’, ndërsa tjetra ‘-‘.

Frederik Frrokaj bashkëpunonte me nipin e tij Henri Frrokaj, i cili shkoi të shiste dy flakonët tek agjentët nën shumën e 40 mijë lekëve. Nga përgjimet e bisedave telefonike, rezulton se Frrokaj pyeste nipin nëse kishte marrë paratë për shitjen e ilacit, por Henri Frrokaj i bën të ditur se nuk ka arritur të marrë shumën e kërkuar pasi kanë ndërhyrë shërbimet e policisë.

Më pas, policia gjyqësore ka ushtruar kontroll në banesën e Frederik Frrokajt, ku janë gjetur shumë substanca të tjera, mes të cilave preparati Mineral Solution, preparati Sodium Chlorid 90%, 117 shishe flakon bosh etj.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, thuhet se Frederik Frrokaj nuk rezulton i regjistruar si mjek. Ai ka përfunduar vetëm arsimin e mesëm në degën frutikulturë me kohë të pjesshme.

Nga të dhënat e deritanishme, të njohura botërisht, rezulton se deri në këtë fazë nuk ka asnjë të dhënë për krijimin, miratimin dhe lejimin e përdorimit të një substance, medikamenti apo preparati që imunizon, lufton apo shëron sëmundjen e Covid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA