200 të vdekur, fshatra të rrafshuar, del bilanci i vërtetë i katastrofës së përmbytjeve

19/07/2021 14:14

Gati 200 të vdekur, qindra të zhdukur, dhjetëra të mijëra të tjerë që nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre e shumë që ende janë pa energji elektrike e ujë të pijshëm, teksa fshatra të tërë janë zhdukur nga faqja e dheut, bilanci i përmbytjeve historike në Europën perëndimore, është tragjik.

Të shkaktuara prej reshjeve të shiut të një niveli të paprecedent, vërshimet e shfrenuara të ujit goditën disa pjesë të Gjermanisë përpara se të zhvendoseshin edhe në Belgjikën fqinjë e në Holandë. Vetëm tani po dëshmohet shkalla e vërtetë e shkatërrimeve, kur niveli i ujit ka nisur të bjerë, duke lënë pas baltë e kaos. presidenti gjerman e përshkroi atë që ndodhi si “katastrofën më të madhe natyrore” në një shekull për Gjermaninë, ku humbën jetën 158 vetë. Ndërsa kancelarja Angela Merkel tha se shkatërrimi ishte “surreal”.

“Është shokuese. Gjuha gjermane nuk njeh gati asnjë fjalë për të përshkruar atë që ndodhi”.

Më pas ajo së bashku me kryeministren e landit Rheinland-Palate, Malu Dreyer vizituan edhe zonen Adenau, që është një prej vendeve më të prekura nga stuhia, ku Merkel dhe Dreyer premtuan ndihma. Në Belgjikë, ku vdiqën mbi 30 vete, qendra kombëtare e krizave u shpreh se situata po përmirësohet gradualisht në të gjithë, ndërsa shqetësimi kryesor është kërkimit për të mbijetuar si dhe mungesa e ujit të pijshëm në rajonet më të goditura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA