I mpire dhe i heshtur është zgjuar Mykonos, ishulli qe kurrë nuk fle, por qe tashme po provon lockdown-in e pare local si rezultat I shpërthimit te rasteve me koronavirus.
Përveç ndalimit te muzikës pas ores 6 te pasdites, ne rregullat e reja qe ka shpallur qeveria greke per ketë ishull dhe qe do te jene ne fuqi te paktën deri ne 26 korrik, ndalohet qarkullimi i njerëzve pas ores 1 te natës deri ne 6 te mëngjesit.
Pamjet dhe fotografitë e para kane treguar rrugët karakteristike te heshtura dhe bosh pas mesnate,aspak te zakonshme per te ashtuquajturën “zemra kosmopolitane” e argëtimit te turisteve.
Autoritetet locale kane reaguar ashpër ndaj vendimit te qeverise, bizneset, po ashtu dhe te punësuarit, pasi behet fjale per një urdhër ne momentin e shpërthimit te sezonit turistik.
Nga ana tjetër zyrtaret e qeverise dhe specialistet këmbëngulin se masat e marra ishin te domosdoshme per te ndaluar katërfishimin e infektimeve brenda vetëm pese ditëve.
Vetëm disa ore pas vendimit ka pasur mijëra anulime te rezervimeve per dhjetëditëshin e ardhshëm, qe shkojnë ne masën 75%, një goditje e rende kjo per ketë ishull qe është simboli i turizmit ne Greqi.
Madje ka paralajmërime nga autoritetet qeveritare edhe per lockdown-e te mundshme locale ne disa ishuj te tjerë turistike si Paros, Santorini dhe Kreta ku vihen re rritje te infektimeve sidomos me variacionin Delta.
Megjithëse banoret e Mykonos janë ne total te vaksinuar, gati 46% e te punësuarve te cilët kane ardhur edhe nga zona te ndryshme te Greqisë nuk janë vaksinuar dhe bashke me mosrespektimin e masave, me grumbullimin e madh ne bare, ne rruge, ne festat e çmendura ne vilat luksoze, ku askush nuk mban maska, kane sjelle ketë situate te rende epidemiologjike.
Gjendja ne fjale ka sjelle perseri ne plan te pare çështjen e vaksinimit te detyruar ne sektorë te veçante qe ka shkaktuar reagime jo vetëm ne Greqi.
Top Channel