Pakti 2 javor mes SHBA dhe Iranit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Armëpushimi nuk lidhet me Libanin, por…
Mbi 3,61 miliardë doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në gjithë botën, sipas shifrave të “Our World in Data” sot, një faqe interneti lidhur me Universitetin e Oksfordit që ndjek vaksinimin.
Kina kryeson numrin global me mbi 1,44 miliard doza, e ndjekur nga India me 399,7 milionë. Lista vazhdon kryesisht me vendet perëndimore, ku SHBA-ja ka administruar 336,6 milionë doza, Brazili 121,8 milionë, Gjermania 85,62 milionë, Britania 81,7 milionë, Japonia 66,71 milionë dhe Franca 63,17 milionë.
Turqia renditet e nënta në listë me mbi 62,57 milionë doza, e ndjekur nga Italia, Indonezia dhe Meksika. Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i dozave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e individëve të vaksinuar plotësisht.
Top Channel