Presidenti Joe Biden tha të shtunën se Departamenti i Drejtësisë do të apelojë një vendim “thellësisht zhgënjyes” siç e quajti ai të një gjykatësi federal në Teksas për programin DACA që mbron nga deportimi imigrantë të sjellë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, ndërsa i bëri thirrje Kongresit të veprojë.
Shtëpia e Bardhë e lëshoi deklaratën e zotit Biden, një ditë pasi gjyqtari i Andrew Hanen mori një vendim në mbështetje të disa shteteve të udhëhequr nga Teksasi që kishin paditur për t’i dhënë fund DACA-s. Gjykatësi arriti në përfundimin se ish-Presidenti Demokrat Barack Obama veproi në mënyrë të paligjshme kur krijoi programin në 2012 me urdhër ekzekutiv.
Qindra mijëra njerëz të mbrojtur nën DACA shpesh quhen endërrimtarë. Presidenti Biden tha se vendimi “i fut qindra mijëra imigrantë drejt një të ardhmeje të pasigurt”. Zoti Biden tha se Departamenti i Drejtësisë synon ta apelojë vendimin “për të ruajtur dhe forcuar” DACA-n, duke shtuar se edhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare gjithashtu të veprojë në të ardhmen e afërt.
“Por vetëm Kongresi mund të sigurojë një zgjidhje të përhershme duke hapur një rrugë drejt shtetësisë për ëndërrimtarët që do të sigurojë sigurinë dhe stabilitetin që u duhet dhe meritojnë këta të rinj,” tha ai.
Gjykatësi arriti në përfundimin se programi shkelte Ligjin e Procedurës Administrative (APA) kur u krijua dhe bllokoi aplikimet e reja, por tha se meqenëse kishte aq shumë njerëz të regjistruar aktualisht në program – gati 650,000 – vendimi i tij do të nuk do të prekte përkohësisht çështjet e tyre deri në vendimet e mëtejshme për këtë çështje.
Top Channel