Pelegrinët e parë ka nisur të mbërrijnë në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës të Shtunën për haxhin e dytë të vogël si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ndërsa vetëm ata që janë vaksinuar plotësisht janë lejuar të marrin pjesë.
Mbretëria kërkon të përsërisë suksesin e vitit të kaluar ku nuk pati shpërthim të virusit gjatë ritualit pesë-ditor, por gjithsesi shkaktoi pakënaqësi mes myslimanëve jashtë vendit.
60,000 banorë të Arabisë Saudite lejohet të marrin pjesë, një shifër më e lartë kjo se në vitin 2020 por në mënyrë drastike më të ulët se në kohërat normale.
Të zgjedhur nga më shumë se 558,000 aplikantë përmes një sistemi në internet, ngjarja është e kufizuar për ata që janë vaksinuar plotësisht dhe janë të moshës 18-65 vjeç pa asnjë sëmundje kronike.
Në vitin 2019, rreth 2.5 milion myslimanë nga e gjithë bota morën pjesë në haxhin vjetor – një rit kryesor i Islamit që të paktën ata duhet ta kryejnë një herë në jetën e tyre.
Haxhi për vitin 2021 nis ditën e shtunë më 17 korrik, dhe zgjat deri mbrëmjen e të enjtes, më 22 korrik.
Top Channel