Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar pas 7 orëve.
Mbledhja nisi në orën 11:30 dhe u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ndërsa u miratuan edhe 11 propozimet e Kreut të PD-së, Lulzim Bashëa për ndryshime në statut.
Po ashtu u votua edhe për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar të PD, emrat e të cilëve pritet të mësohen ditën e nesërme.
Pas përfundimit të votimit për anëtarët e rinj të Këshillit të PD-së, kutitë janë dërguar për t’u numëruar në selinë blu.
7 mijë e 500 delegatë u thirrën këtë të shtunë për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të diskuar mbi analizës e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit që identifikohet sipas tyre si fajtor vetëm mazhoranca.
Ata gjithashtu miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut që nuk sollën asnjë risi në mandatin e kryetarit, ndryshe nga sa kishin kërkuar kritiket e tij, platformat e të cilëve u rrëzuan nga Kryesia.
Në listën e gjatë të kandidaturave bie në sy mos përjashtimi i kritikëve të Bashës si Edit Harxhi, Arben Ristani apo Fatbardh Kadilli apo edhe rebeleve si Fatjona Dhimitri që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetes.
Top Channel