Anglia, karantinë për Francën/ Nga e hëna izolohen të gjithë ata që kthehen në Angli dhe Uells

17/07/2021 19:49

Të gjithë qytetarët britanikë të vaksinuar plotësisht që kthehen në Angli dhe Uells nga Franca do të duhet të bëjnë karantinë nga e hëna.

Nga 19 korriku, të rriturit që janë vaksinuar dy herë në Mbretërinë e Bashkuar dhe që vijnë nga vendet e listës së vendeve të verdha  nuk do të kenë nevojë të karantinohen për 10 ditë.

Por qeveria britanike  tha se lehtësimi nuk do të vlente për Francën për shkak të rasteve “të vazhdueshme” të variantit Beta, të identifikuar së pari në Afrikën e Jugut.

Ka shqetësime se vaksinat mund të mos funksionojnë aq mirë kundër variantit Beta.

Rreth 3.4% të rasteve të regjistruara në Francë në katër javët e fundit ishin varianti Beta, sipas GISAID, një bazë të dhënash globale .

Prandaj qytetarët edhe pse të vaksinuar duhet të bëjnë 10 ditë katrantinë.

Ata gjithashtu duhet të kenë një test covidi në ditën e  dytë dhe të tetë.

Ndërkohë agjensitë e udhëtimit kanë kritikuar masën, duke akuzuar qeverinë se po shkatërron sektorin e saj të udhëtimit dhe mijëra vende pune që mbështeten në të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA