12 persona janë përgjegjës për një dezinformim të madh rreth vaksinave anti-covid.
Kështu deklaroi Shtëpia e Bardhë ndërsa rriti presionin ndaj silicon valley për të kontrolluar këta njerëz që ata e quajnë “grupi i dezinformimit”.
“Ka rreth 12 njerëz që po prodhojnë 65% të dezinformimit anti-vaksinë në platformat e mediave sociale,” tha të enjten sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.
Kjo statistikë është bërë publike nga Qendra jofitimprurëse për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale (CCDH) e cila identifikoi në një raport të botuar në Mars se 12 njerëz ishin super-përhapës të dezinformimit anti-vaksinë.
Në atë kohë qendra i kishte bërë apel Facebook dhe Twitter për të mbyllur të gjitha faqet e drejtuara nga ata njerëz.
Po ajo çfarë bie në sy në listën me 12 persona është edhe emri i Robert F. Kennedy Jr, një figurë e shquar në lëvizjen anti-vaksinë.
Faqja e Kennedy në Instagram në pronësi të Facebook u mbyll në fillim të këtij , por ai është ende i lejuar të përdor Facebook (FB) dhe ka më shumë se 300,000 ndjekës aty.
Ndërkohë presidenti joe Biden në një reagim për këtë gjë ka kritikuar facebook që po lejon postimin e dezinformatave rreth vaksinave
“Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në mesin e të pavaksinuarve”, u ka thënë Biden gazetarëve.
Top Channel