
Gazetari i agjencisë së lajmeve “Reuters” u vra sot në Afganistan, teksa mbulonte konfliktin midis forcave afgane dhe talebanevë.
Në momentin fatal kur Danish Siddiqui dhe një oficer i lartë afgan u qëlluan për vdekje, forcat speciale afgane po luftonin për të rimarrë zonën e tregut qendror të Spin Boldak .
“Po kërkojmë në mënyrë urgjente më shumë informacion dhe detaje rreth ngjarjes, në bashkëpunim me autoritetet lokale“, thanë në një deklaratë presidenti i “Reuters”, Michael Friedenberg dhe Alessandra Galloni, drejtoreshë e agjencisë.
“Dannis ishte një gazetar i shkëlqyer, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe koleg shumë i dashur. Mendimet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme“, u shprehën ata.
Sindiki i përkiste grupit të fotoreporterëve të agjencisë “Reuters”, të cilët u vlerësuan në vitin 2018 me çmimin Pulitzer për raportin e tyre fotografik mbi krizën e refugjatëve në Rohingya.
Talebanët morën në kontroll zonën kufitare të mërkurën, kalimi i dytë më i madh në kufi me Pakistanin dhe një nga objektivat më të rëndësishëm që ata kanë arritur gjatë një përparimi të shpejtë në të gjithë vendin ndërsa forcat e SHBA-së po tërhiqen.
Top Channel