Kina rrit kapacitetin e prodhimit të vaksinave në 5 miliardë doza në vit

16/07/2021 16:29

Kina sot tha se aftësia e saj për të prodhuar vaksina kundër pandemisë së COVID-19 është rritur në 5 miliardë doza në vit.

Në një konferencë për media, Tian Yulong, kryeinxhinier në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit tha se “Vendi ka dërguar deri në 570 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 jashtë shtetit për të ndihmuar luftën globale kundër virusit”.

Ai shtoi se mbi 1.4 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë administruar brenda vendit, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

“Zgjerimi i vazhdueshëm i prodhimit dhe përmirësimi i prodhueshmërisë së vaksinave kundër COVID-19 kanë përmbushur kërkesat e brendshme dhe kanë mbështetur kontrollin e epidemisë jashtë vendit”, pohoi Yulong.

Kina ka aprovuar 22 kandidatë për vaksina kundër COVID-19 për të hyrë në provat klinike në vend.

Katër nga kandidatët, përfshirë Sinovac, Sinopharm dhe CanSino, u është dhënë miratimi i kushtëzuar i marketingut ndërsa tre të tjerë janë të autorizuar për përdorim emergjent.

E katërta i përket Anhui Zhifei Longcom.

Kina ka raportuar 92.183 raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë 4.636 vdekje, që nga shpërthimi i parë i raportuar në qytetin Wuhan në dhjetor të vitit 2019./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA