Për herë të parë pas 9 muajsh kulla Eiffel do të rihapet sot për vizitorët.
Që nga lufta e dytë botërore, kjo ka qenë mbyllja më e gjatë, e shkaktuar si pasojë e pandemisë covid-19.
E megjithatë, edhe pse do të hapet, audienca në të do të jetë e kufizuar në 13 mijë vetë , që është gjysma e totalit normal.
Për të hyrë vizitorët do të duhet të tregojnë edhe dëshmi të vaksinimit apo test negativ të covid, siç parashikohet në vendimet e fundit të Qeverisë franceze.
Kulla Eiffel, që zakonisht tërheq rreth shtatë milionë vizitorë çdo vit, për shkak të pandemisë, pritet të humbasë 70 milionë euro në vitin 2021, pas një humbjeje prej 52 milionë eurosh vitin e kaluar.
Qysh në muajin maj, Franca ka nisur lehtësimin gradual të masave kundër koronavirusit duke rihapur restorantet, dyqanet dhe hapësirat kulturore, pas disa muajsh mbylljeje.
Top Channel