Numri i të vdekurve në Afrikën e Jugut është rritur në 72 ndërsa dhuna vazhdon në të gjithë vendin pas burgosjes së ish Presidentit Jacob Zuma.
Turmat që plaçkisnin dhe i vënë flakën qendrave tregtare u përleshën me policinë në disa qytete të martën.
10 njerëz u vranë gjatë plaçkitjes në një qendër tregtare në Soweto.
Ndërkohë ushtria është vendosur për të ndihmuar policinë që nga fillimi i trazirave javën e kaluar.
Policia e Afrikës së Jugut tha në një deklaratë se kishte identifikuar 12 persona të dyshuar për provokimin e trazirave dhe se një total prej 1,234 njerëz ishin arrestuar.
Presidenti Cyril Ramaphosa e ka quajtur atë si dhuna më e rëndë e dëshmuar në Afrikën e Jugut që nga vitet 1990, para fundit të aparteidit, me zjarre kudo, autostrada të bllokuara dhe biznese e depo të plaçkitura në qytetet e mëdha dhe të vogla.
Top Channel