Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim Ambasadorin e Finlandës Jari Gustafsson.
Gjatë takimit Balla e falënderoi ambasadorin për rolin dhe mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Balla dhe Gustafsson gjithashtu diskutuan mbi mundesinë e bashkëpunimit midis parlamenteve të dy vendeve.
“Finlanda është një vend me nivelin më të lartë të transparencës dhe eksperienca e saj është shumë vyer dhe e mirëpritur për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Binjakëzimi mes universiteteve tona mund të jetë një fushë bashkëpunimi me interes të veçantë”, tha Balla.
Ambasadori Gustafsson nga ana e tij gjatë takimit theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat përfshirë sektorë si arsimi, turizmi, bujqësia etj.
Top Channel