Statuti i ri i PD/ Miratohen vetëm propozimet e Bashës, rrëzohen kritikët

14/07/2021 19:45

Me shumicë votash komisioni për ndryshimet statutore në Partinë Demokratike rrëzoi propozimet e kritikëve të Bashës, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhit, që kërkonin sanksionim të largimit të kryetarit në rast se ai humbet zgjedhjet.

Eno Bozdo si anëtar kritik i grupit të punës kërkoi mos përjashtimin e asnjë drafti nga Kryesia.

Enno Bozdo: Propozimet ndahen në dy grupe ato që rregullojnë statutin aktual dhe që janë të vlefshme për një harmonizim më të të mirë ku janë krijuar problemet dhe propozime e Fatbardh Kadillit që e rikonceptojnë PD, të gjitha këto propozime janë politike dhe të gjitha duhet t’i kalonin kryesisë. Unë mendoj se të gjitha propozimet politike kanë vlerë dhe nuk mund të hiqet nga tavolina e Kryesisë.

Të vetmet propozime që i kaluan për miratim Kryesisë ishin ato të Lulzim Bashës që nuk prekin kompetencat e kryetarit, por riformulojnë nene të statutit sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie nga anëtarësia dhe komisioni i vlerësimit, zgjerim të numrit të anëtarëve të forumeve te larta të partisë dhe lënien e të drejtës për miratimin e marrëveshjeve politike vetëm këshillit Kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA