“Po bëjmë karikaturën e origjinalit”, Rama zbulon bisedën me Vuçiç për Mini-Shengen: Vetëm nga Kosova dhe Bosnja nuk duan

14/07/2021 16:41

Në edicionin e 23-të të “Symi Symposioum” të mbajtur këtë të mërkurë në Athinë, kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin e Mini Shengen.

Rama tha se presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut e kishin kuptuar rolin e kësaj iniciative që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri nuk la pa përmendur Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën që sipas tij nuk pranojnë të bëhen pjesë e kësaj iniciative, duke shtuar se nuk arrin ta kuptojë arsyen.

Edi Rama: Humbëm disa vite pasi Aleksandër Vuçiç kërkonte lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit por jo të njerëzve, për arsyen e thjeshtë sepse nëse do arrihej kjo atëherë nënkuptonte që kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte praktikisht formal. Ai ndërkohë e hodhi hapin më tej, sepse i thashë nëse nuk e pranon plotësisht për të katërta liritë atëherë ne po bëjmë sërish atë që kemi bërë gjatë gjithë historisë tonë, karikatura e origjinalit. Jo ne nuk mund ta bëjmë këtë. Kështu që më në fund u ra dakord. Kjo hap një horizont të jashtëzakonshëm mundësish.

Dhe ta mendosh që Kosova, Albini nuk është këtu për të bërë Godonë, dhe nga Bosnja nuk duan. Përse? Si mund të mos duash diçka që të bën të lirë. Ajo që kemi rënë dakord me Zoran dhe Aleksandrin kjo nuk është si BE-ja. Autostradat mund të mos sjellin demokracinë, por demokracia pa autostrada është një rrëmujë që shkon për dreq. Thamë le ta bëjmë të tre jo për të ndarë të tjerët, por për të thënë kush do të bëhet pjesë është i mirëpritur dhe i mbështetur vetëm në baza dypalëshe dhe jo në konsensus. Është shumë e qartë që Serbia nuk mund të thotë ose me të gjitha ose me askënd. Kjo mund të na lejojë të ecim shumë larg. Çfarë nënkupton të jesh i izoluar nga BE dhe mes vetvetes. Ka teori konspirative që kjo është Jugosllavia e re. Nuk është kështu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA