Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga Thumana, qyteza e re e cila është duke u rindërtuar, pasi pësoi dëme të konsiderueshme pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Rama thotë se brenda 4 muajsh Thumana do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve.
Kryeministri thekson se punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja.
“Thumana tani! Brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve
Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore dhe një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët”, shkruan Rama.
Top Channel