Një nga personat që rrezikuan mbytjen, ditën e sotme, në plazhin e Pishë Poros të Fierit, ka ndërruar jetë.
Personi që ka ndërruar jetë është Fiqiri Rexhepi, ndërsa fatmirësisht ka mundur të shpëtojë Arben Alizoti. 47 vjeçari, Arben Alizoti ka hyrë për të shpëtuar 60 vjeçarin Fiqiri Rexhepi, pasi e ka parë që ky i fundit po mbytej. Kur të dy nuk kanë mundur të dalin ishin banorë të tjerë që i kanë ardhur në ndihmë.
Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare, por me dërgimin në spital, njëri nuk mundi të mbijetonte.
“Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten. Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit. 60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.
Top Channel